Një grek, 30-vjeçar, është arrestuar nga policia greke, për disa sulme ndaj femrave. I njohur me epitetin “Dragoi i Marusit”, ai është arrestuar pasi një ditë më parë ka sulmuar një 39-vjeçare shqiptare, e cila prej kohësh jeton në kryeqytetin grek.
Ajo ishte e gjashta femër që denonconte abuzimin e “dragoit”. Gruaja shqiptare dëshmoi se në orën 06.30 të mëngjesit të së mërkurës, ishte duke shkuar për në punë kur u dhunua nga 30-vjeçari grek.
I riu pas e zhveshi tentoi ta përdhunonte. Por pas britmave të gruas shqiptare disa banorë të zonës dolën dhe e ndihmuan. Ai ka pranuar para policëve se i ka kryer sulmet ndaj 6 femrave, ndërsa ekspertët kanë thënë se ka probleme të theksuara psikologjike.















