Një aksident ka ndodhur sot në zonën e plazhit në Durrës pranë vendit të njohur si “Rrota e Kuqe”.
Nuk raportohet për të plagosur, por vetëm dëme materiale
Në aksident, janë përfshirë dy automjetet tip “BMW” dhe “Opel”. Sipas personit që na mundësoi pamjet për “Ti Raporton” në Top Channel, shkak i aksidentit ka qenë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.
Si pasojë, në rrugën ku ka ndodhur aksidenti është krijuar radhë e gjatë me makina deri në momentin që në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë rrugore.















