• Latest
  • Trending
  • All

Vexhi Buharaja, orientalisti, shkrimtari e përkthyesi i burgosur nga komunistët

03/12/2018

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 5 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Edukimi

Vexhi Buharaja, orientalisti, shkrimtari e përkthyesi i burgosur nga komunistët

Vexhi Buharaja, orientalisti, shkrimtari e përkthyesi i burgosur nga komunistët

03/12/2018
in Edukimi, Histori, Kulture

Nga Kastriot Dervishi

Në radhë të parë duhet kuptuar se regjimi i Enver Hoxhës ishte triumfi i injorancës mbi inteligjencien. Ngulitja e përhapja e një regjimi të tillë të mbizotëruar nga të paditurit, veçse krijoi shtratin e një të keqeje me disa shtresa në Shqipëri. Për këtë arsye, njerëzit e ditur, jo vetëm urreheshin, por burgoseshin, persekutoheshin e vriteshin. Sjell sot, historinë e një njeriu nga më të rrallët në historinë e studiuesve shqiptarë, Vexhi Buharasë (1920-1987), orientalist, shkrimtar dhe përkthyes me kontribute, por si emri dhe si vepra e tij, jo shumë të njohura për publikun. Referuar hetuesisë ndaj tij, zhvilluar më 5.12.1947 nga hetuesi aspirant Emurlla Hoxha, biografia paraqitet si më poshtë. Më 1933-1943 ndjek medresenë e Tiranës. Në janar 1944 është emëruar sekretar i vakëfit të Beratit. Gjatë kësaj kohe shoqërohej me Namik Meqemenë, anëtar i Ballit Kombëtar dhe përgjegjës i rinisë së kësaj organizate në Berat. Në mars 1944, me propozim të Sejfi Protopapës ka mbajtur fjalimin me rastin e njëvjetorit të vrasjes së Jashar Cakranit. Me hyrjen e komunistëve në Berat, është arrestuar më 18.11.1944 dhe është mbajtur 4 muaj derisa u shpall i pafajshëm. Në janar 1946 preket nga reformat (vjedhjet) e komunistëve dhe ngel pa të ardhura. Gjatë kësaj kohe rrethi i tij shoqëror është: Kol Ashta, Hekuran Zhiti, Pandi Bogadini, Ruhi Zeko, Kostaq Stefa, Famir Shehu, Qamil Shehu, Abdyl Dobrenji. Vexhi Buharaja u arrestua më 7.9.1947 dhe u dënua me 8 vjet burgim, të cilin e vuajti në burgun e Beratit. Vuajti 2 vjet, 2 muaj dhe 12 ditë sepse u lirua me dekretin nr.962, datë 25.11.1949 (nr.113 i listës së dekretit nga burgu i Beratit) të Presidiumit të Kuvendit Popullor. Në vitet 1949-1965 i japin punë të rëndomta. Më 1965-1975 punon në sektorin e historisë në Institutin e Historisë, ku përkthen mbishkrimet osmane e arabe me vlerë për historinë e Shqipërisë. Nga kjo periudhë Vexhi Buharaja fitoi emër të mirë. Ai u bë pjesë e një grupi orientalistësh që dha kontribut themelor në historiografinë shqiptare. Kam pasur rastin të lexoj në AQSH përkthime me laps të këtij grupi njerëzish të mirë, vepra e të cilëve nuk është e identifikuar e gjitha. Sigurisht edhe plagjiatura është e mundshme t’i ketë ndodhur, d.th. që tgë tjetër të kenë përfituar nga puna e tij. Më 1975 Buharaja dëbohet nga Tirana dhe dërgohet në Berat. Një dosje e Sigurimit vijonte të ishte për të. Në ato vite të dëbimit, tregojnë se një grup studiuesish gjermanë që vizitoi Shqipërinë donte ta takonte. Njerëzit e regjimit komunist gënjyen duke thënë se Buharaja kish vdekur. Gjermanët deshën ta nderonin duke i vizituar varrin. Atëherë komunistët, krejt të paimagjinueshëm në barbaritë e tyre, i çuan të huajt në një varr të rremë, në të cilin ata menduan se nderuan Buharanë.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

Historia e dënimit

Buharaja ishte pjesë e një “grupi” që mendohej se ishte i lidhur me anglo-amerikanët për rrëzimin e të ashtuquajturit “pushtet popullor”. Procesi ndaj tyre, mbyll asgjësimin e goditjes së inteligjencies beratase. Çështja e këtij “grupi” u gjykua nga Gjykata Ushtarake e Elbasanit, me veprim në Berat, e përbërë nga kapitenët e parë Bexhet Mema (kryetar), Agush Gjergjevica (anëtar) dhe aspirant Hysen Pëllumbi (anëtar), duke pasur pranë prokurorin kapiten II Aranit Çela. U gjykua me një grup personash (gjithsej 14). Prokuroria Ushtarake e Beratit i akuzonte se “kanë zhvilluar aktivitet të gjithanshëm kundër pushtetit popullor dhe integritetit të Republikës, kanë marrë pjesë në organizatat dhe rreshtat tradhtare, të cilat kanë pasur për qëllim krijimin e një gjendje të tillë që të lejonte rrëzimin e pushtetit me violencë dhe okupimin e vendit tonë nga imperialistët anglo-amerikanë dhe monarko-fashistët grekë, kanë zhvilluar propagandë antipopullore, janë lidhur me të arratisur kriminelë lufte, kanë dhënë informata me karakter ushtarak, politik dhe ekonomik, spiunazhit të huaj, kanë sabotuar reformat e mëdha të pushtetit popullor, si dhe kanë tentuar formimin e çetave të armatosura për të goditur pushtetin”. Përgjithësisht të akuzuarit i mohuan akuzat. Vexhi Buharaja deklaronte se kish dëgjuar se ata që nuk kishin ndihmuar komunistët do të hiqeshin nga puna, do burgoseshin dhe do të zëvendësoheshin me kuadro të rinj. Çështjen deri në gjykatë e kish ndjekur prokurori Nasi Bandilli, por në fund u shfaq Aranit Çela. Rastin e trajtonte Seksioni i Sigurimit në Drejtorinë e Punëve të Brendshme Berat (me shef Arif Selenica), me drejtor Strati Papën. Në bazë të ligjit nr.372, datë 12.12.1946, me vendimin nr.9, datë 10.1.1948, gjykata i deklaoi fajtorë dhe i dënoi si më poshtë:

-Kostaq Vangjel Stefa (1905), lindur e banues në Berat, arrestuar më 9.9.1947, u dënua me vdekje, pushkatim.

-Ali Ruzhdi Orizaj (1912), lindur në Berat, banues në Orizaj, arrestuar më 8.9.1947, me 20 vjet burgim.

-Bektash Vefik Numani (1911), lindur e banues në Berat, arrestuar më 8.9.1947, me 20 vjet burgim.

-Izedin Halim Haznedari (1921), lindur e banues në Berat, arrestuar më 27.12.1946, me 20 vjet burgim.

-Andon Anastas Ziu (1908), lindur e banues në Berat, arrestuar më 8.9.1947, me 15 vjet burgim.

-Tok Angjel Salepi (1896), lindur e banues në Berat, arrestuar më 12.9.1947, me 15 vjet burgim.

-Miti Kristo Topija (1923), lindur e banues në Berat, arrestuar më 8.9.1947, me 10 vjet burgim.

-Vexhi Ibrahim Buharaja (1920), lindur në Veterik e banues në Berat, arrestuar më 7.9.1947 me 8 vjet burgim.

-Selami Halil Tepelena (1913), lindur e banues në Berat, arrestuar më 8.9.1947 me 5 vjet burgim.

-Fatmir Adem Shehu (1912), lindur e banues në Berat, arrestuar më 27.4.1947 me 4 vjet burgim.

-Asim Ali Agaçi (1907), lindur e banues në Sukë, arrestuar më 28.8.1947 me 2 vjet burgim.

-Selfo Kareman Hoxha (1860), (87 vjeç) lindur e banues në Dunavec, arrestuar më 19.10.1947 me 2 vjet me kusht.

-Muharrem Mehmet Siqeca (1865) lindur e banues në Kurjan, arrestuar më 11.9.1947, me 2 vjet me kusht.

-Qazim Hamit Luka (1914), lindur në Librazhd, arrestuar më 30.5.1947, i pafajshëm.

Tags: burgjetdiktatura komunisteorientalsitVexhi Buharaja
Previous Post

Jugosllavia, një eksperiment tragjik i historisë

Next Post

Historia frymëzuese e zonjës Shukrije nga Prizreni

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

Next Post

Historia frymëzuese e zonjës Shukrije nga Prizreni

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.