Kryeparlamentari Ilir Meta do të takohet sot në mbrëmje me kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Temë kryesore janë 7 ligjet e reformës në drejtësi, në mënyrë të veçantë vettingu.
Takimi është parashikuar të mbahet në Kryesinë e Kuvendit, në zyrën e Ilir Metës.
Ky i fundit më herët ka drekuar me ish-presidentin Rexhep Meidani dhe ish-deputetin socialist Koço Kokëdhima.
Pas miratimit të reformës në drjetësi, ndërkombëtarët po ushtrojnë presion mbi palët për të miratuar sa më shpejt edhe 7 ligjet që i hapin rrugën zbatimit të kësaj reforme.
/LAPSI.AL/














