Ai dyshohet se ishte përdorues i lëndëve narkotike.
“Ankuesja femër K/Serbe ka informuar se djali i saj mashkull K/Serb (dyshohet përdorues i lëndëve narkotike) është mbyllur ne banesë dhe se nuk përgjigjet ne telefon, njësiti policor dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë depërtuar ne banesë ku e kanë gjetur viktimën pa shenja jete . Vdekjen e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i dorëzohet familjes”, thuhet në njoftim.






















