“Tanimë, afati për koalicione ka përfunduar dhe Lëvizja është duke bërë përgatitjet e duhura që në këto zgjedhje të garojë e vetme”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.
Vetëvendosje zbulon se gjatë ditës së sotme ka pranuar dhjetëra kërkesa për takim nga koalicioni LDK/AKR.
“Edhe pse jemi në orët e fundit para dorëzimit të listave, kryesia e Lëvizjes vendosi që t’i pranojë në takim. Programi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe konsistenca politike e qëndrimeve dhe veprimeve na bëjnë ne subjektin më të besuar për transformim të Republikës, me luftim të krimit e progres shoqëror. Të gjithë ata që janë të gatshëm t’i bashkohen kësaj beteje për ndryshim rrënjësor jemi të gatshëm t’i presim në takim”, thekson ky subjekt politik.























