Në deklaratën e Krasniqit thuhet se është interesante se si ata që po negociojnë me Serbinë e Vuçiqi-t, pra me pasardhësit e Millosheviqit dhe me udhëheqësit e Arkanit, po e akuzojnë Lëvizjen Vetëvendosje për ngjashmëri me Arkanin. Sipas tij, ata që po ia japin Serbisë një republikë serbe brenda Kosovës, po bëjnë krahasime të tilla absurde.

Ai thotë se mos realizimi i aktiviteteve në mënyrë publike flet për frikë dhe panik të madh. “Pushteti po e sheh që fundin e ka shumë afër dhe prandaj gjithë kjo panik”, thuhet në deklaratën e Krasniqit për KosovaPress-in. Afishe të tilla, që krahasonin sekretarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, me kriminelët serb Millosheviq dhe Arkan, janë shpërndarë mëngjesin e sotëm në disa rrugë të Prishtinës.























