Në konferencën e jashtëzakonshme për media, Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sot do të bëhen homazhe për të shprehur indinjatën e thellë dhe nderimin për aktivistin e tyre, tashmë të ndjerë Astrit Deharin.
Homazhet do të bëhen nga ora 17-të, përballë Teatrit Kombëtar në Prishtinë.