Derisa policia nuk provon e as nuk guxon sipas tyre të kontrollojnë ekzekutuesin e “Prontos”, Adem Grabovcin, katër policë e kanë shqelmuar derën e shtëpisë ku jeton Çlirimi.
Në shtëpinë e së cilit jeton vetëm një grua me një fëmijë.
Sipas tyre, shteti përmes policisë nuk mund të kthehet kundër opozitës, e as kundër qytetarëve.
Por një shtet sipas tyre autoritar si Kosova duhet të ndalet në tatëpjetën që ka marrë.
Këto veprime sipas Vetëvendosjes, po bëhen arsye shtesë që ata të vazhdojnë angazhimin për çlirimin e drejtësisë që është kapur nga një shtet mafioz.






















