“Unë mendoj se Boiken Abazi si kolegë i kryesisë së Vetëvendosjes e ka edhe fuqinë personale dhe intelektuale qe të qëndroj pas deklaratave të veta”, ka thënë Kurteshi në Fakt Plus.
Ish avokati i popullit thotë se këto deklarata dhe gjithë këto zhvillime nuk e dëmtojnë Vetëvendosjen.
Duke folur për deklaratën për liberalizimin e vizave, Kurteshi ka thënë se Vetëvendosje mbështet propozimet qe zgjidhja e çështjes se demarkacionit të bëhet në mënyre parimore.
E sa i përket dialogut me Serbinë, ai thotë se kjo forme e dialogut duhet të ndërpritet sepse është e dëmshme.
Ndërsa, kryeministrin Mustafa e ka cilësuar të pafuqishëm në raport me Listën Serbe. Për këtë të fundit ka thënë se është dorë e zgjatur e Beogradit.
Kjo formë e dialogut me Beogradin për Kosovën është e dëmshme. Prandaj VV ka qenë qe kjo forme e dialogut të ndërpritet sepse ka qenë i dëmshëm për Kosovën.
ttps://www.youtube.com/watch?v=6zrz-OU_MD8?feature=oembed&w=640&h=360






















