Është ky Kushtrim Zeka nga fshati Pataqan i Rahovecit. Ai rrëfen ekskluzivisht për Tribuna Channel, se nga fshati i tij pjesë e luftës së UÇK-së ishin vetëm 5 veta, ndërsa tash me blerjen e statusit të veteranit në lista figurojnë rreth 100 persona.
Ai e fton publikisht prokurorinë që të merret me hetimin e rasteve ngase siç thotë ai, i dinë me emër e mbiemër personat që e blenë statusin e veteranit të luftës.
Zeka thotë se është padrejtësi që në listat e veteranëve u futen njerëz që kontribuuan me bukë e ujë dhe u bënë pjesë e listave të veteranëve e invalidëve të luftës.
Kronikën mund ta ndiqni në Video:
https://www.youtube.com/watch?v=fCYkqN6eFvU?feature=oembed&w=640&h=360






















