Dhjetëra veteranëve të luftës së UÇK-së kanë protestuar sot (e hënë) para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, nëpërmjet së cilës kanë kërkuar t`u jepet pensioni që u takon edhe rreth 4000 veteranëve të cilët nuk e kanë marrë ende.
Protestuesit kanë kërkuar që Qeveria ta emërojë një komision mjekësor që do të përcaktojë shkallën e invaliditetit të atyre invalidëve që nuk e kanë zgjedhur këtë problem.
Protesta ka zgjatur rreth një orë dhe ka qenë e qetë.
Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, ka thënë se këtë herë protesta ishte e qetë, por nëse Qeveria nuk i merr parasysh kërkesat e veteranëve brenda muajit, nuk mund të garantojë që protesta e radhës do të jetë e qetë.
Sipas tij, janë mijëra veteranë të cilëve nuk u është njohur e drejta.
Qeriqi e ka bërë fajtor Komisionin Qeveritar për verifikimin e listave të veteranëve.
Ndërkaq, Tafil Ibrahimaj nga fshati Llapçevë i komunës së Malishevës ka theksuar se këto janë padrejtësi që po bëhen nga ana e zyrtarëve përkatës.
‘’Në këto lista kanë hyrë emra që s’kanë të bëjnë me UÇK-në, andaj këto lista duhet të shikohen me kujdes’’, citohet Ibrahimaj nga Insajder.com. (r.m.)
















