Prezent në takim ishte edhe deputeti Agim Çeku, i cili vlerësoi lartë Lladrovcin, dhe sipas tij, ka mundësi të bëhet më shumë për veteranët dhe këtë do ta bëj ai.
Ndërsa, kryetari i veteranëve të Drenasit, Enver Hajdari, ka thënë se shoqatat e dala nga lufta mbështesin fuqishëm si çdo herë PDK-në dhe kandidatin Ramiz Lladrovci, dhe besojnë se më mirë se ai, nuk i kupton asnjeri, as nevojat, as synimet e shoqatave të dala nga lufta.
Lladrovci, ka premtuar se do të ketë përkujdesje të vazhdueshme për prindërit dhe familjet e dëshmorëve.






















