Në tri vitet e para të mandatit të tyre qeverisës, kryetarët e komunave të Kosovës kanë përmbushur mesatarisht 39 për qind të premtimeve të dhëna në fushatën parazgjedhore të vitit 2013. Pavarësisht kësaj, përfaqësuesit e komunave shprehen të kënaqur me punët që janë kryer deri më tani, duke thënë se janë përmbushur shumica e premtimeve.
Në bazë të platformës monitoruese të Institutit për Studime të Avancuara “GAP”, premtimet më së shumti janë përmbushur në këto komuna: Viti 53%, Obiliq 50%, Shtime 47% dhe në Gjakovë, Podujevë e Malishevë me nga 46%. Në anën tjetër, premtimet më së paku janë përmbushur në këto komuna: Dragash 15%, Kamenicë 30%, Deçan 31%, Fushë Kosovë, Lipjan e Junik me nga 33 %. /Zëri






















