Është interesante pastaj radhitja për nga përqindja e njohjes së kërkesave për azil të këtyre dy vendeve, vëren albinfo.ch. Kështu, përderisa te sirianët kjo përqindje është 96%, te shqiptarët vetëm 0.02%! Dhe nga kjo, nëse e pjesëtojmë shifrën prej 53805 azilkërkuesish, na del shifra prej vetëm 7 personave që kanë fituar azilin!
Qytetarët e Shqipërisë ashtu si dhe ata të shteteve tjera të Ballkanit, që në fillim kanë qenë pothuajse pa gjasa për të fituar azilin. Mirëpo me shpalljen e Shqipërisë dhe vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor në tetor të vitit 2015 si “shtete të sigurta të prejardhjes”, këto gjasa u zhdukën pothuajse në tërësi, përcjell albinfo.ch gazetën gjermane.






















