“Takimi përshëndetës me Z. Zhbogar ishte i veçantë, pas viteve të tëra të bashkëpunimit. Ai po shkon në detyrë të re, ndërsa ne do ta kujtojmë për kontributin e tij në rrugën tonë euro-integruese. Puna, miqësia e tij dhe angazhimi për qytetarët e Kosovës, besojmë fort se nuk do të mungojë as në të ardhmen. Faleminderit, Sam.K.V.”, bën të ditur Veseli në Facebook.
Këshilli i BE-së njoftoi edhe zyrtarisht në fillim të këtij muaji se në vend të Samuel Zbogar, si shef i BE-së në Kosovë, do të jetë Natalya Apostolova nga Bullgaria e cila do të fillojë punën më 1 shtator.






















