Sipas veselit, Kosova e di më së miri rëndësinë e respektimit të drejtave të njeriut.
“Kosova e di më së miri rëndësinë e respektimit të të drejtave të njeriut, të cilat na janë privuar me dekada. Për ta konsoliduar demokracinë qytetare, duhet të vazhdojmë të punojmë me përkushtim në mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve tanë. Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, përsërisim JO-në për çfarëdo forme të diskriminimit në vendin tonë”, ka shkruar Veseli në Facebook.






















