Në një postim në Facebook, kryeparlamentari Veseli u ka garantuar fermerët që kanë pasur dëme në gjedhe, si pasojë e kësaj sëmundje.
Postimi i Kadri Veselit:
Sëmundja gungore e lëkurës që është shfaqur tek gjedhet e fermerëve tanë, kërkon veprim të shpejtë, për të ndalur shpërndarjen e saj tek gjedhet tjera.
Në këtë gjendje të krijuar, rruga më e mirë është preventiva, respektimi i rekomandimeve te veterinerëve.
Gjatë vizitës së dy fermerëve në komunën e Kaçanikut, gjedhet e të cilëve ishin prekur nga kjo sëmundje, i sigurova ata se shteti do të gjejë formën e kompensimit për të gjithë të dëmtuarit. Institucionet e Kosovës, do të jenë gjithmonë përkrah qytetarit punëtor. K.V.























