Ai deklaroi në emisionin e mëngjesit në RTK se sulmi i SHBA-së në Siri na kujton vlerat që ka ky vend për njerëzimin.
Veseli tha se vendimi i presidentit amerikan Donald Trump është tipik i një lideri që dëshmon se SHBA janë në mbrojtje të gjitha vendeve ku diktatorët dhunojnë vlerat dhe cenojnë të drejtat elementare të njeriut.
Ai tha se ky vendim i SHBA-së është mesazh se bota po ecën në rrugën e duhur.























