Veseli ka thënë se Kosova është e bekuar që ka miq të fuqishëm.
Veseli ka thënë se është i vetmi lider i Ballkanit që ka takuar Trumpin. Veseli konsideron se ky është bekim për popullin e Kosovës që ka mbështetjen amerikane.
“Takimi im me presidentin Trump është takim që i shërben Kosovës. Unë kam qenë shumë krenar, jo për faktin që jam taku me të, por për faktin që vazhdon mbështetja amerikane për popullin e Kosovës. Kam qenë i entuziazmuar, momentin kur kanë shkuar shumë mesazhe se cila do të jetë politika amerikane nën udhëheqjen e trupit, vërtet është një bekim për popullin e Kosovës. Çdo herë jemi të bekuar për partneritetin me vendet më të fuqishme”, ka thënë Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.























