“Sa i përket akuzave, askush, aq më pak ata që që kurrë në jetën e tyre nuk kanë bërë diqka për adheun e vet, për popullin e vet, nuk mund ta akuzojnë një parti e cila që nga fillimet e veta, nga parahistoria me themelimin e vet në rritjen e vet ka transformuar këtë vend. Keni parasysh kush po na akuzon, njerëz që nuk kanë bërë agjë për vendin e vet, asnjë orë pune se kanë bërë në emër të lirisë së atdheut të vet. Ftoj gjithë anëtarësinë e PDK-së që të jenë sa më të qetë. Këto janë furtuna të njerëzve manipulues të cilët kanë për qëllim ta qojnë Kosovën drejt një rrugëtimi i cili është konfliktuoz. Ne nuk do t’i nënshtrohemi kësaj gjuhe, ne nuk do ta përdorim këtë gjuhë, por në të njëjtën kohë, do të tregojmë çdo ditë se sa të pavlerë dhe sa të paqenë janë njerëzit që mund të përdorin një gjuhë të tillë që e qojnë Kosovën në drejtimin i cili është kundër vet përspektivës perëndimore”, ka thënë Veseli.
Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën
Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...






















