“Më vjen keq që më duhet te dal këtu para jush sepse politika nganjëherë është teatër por se nuk bën të shfrytëzohet një rast i tillë, një tragjedi për të bërë teatër. E vërteta do të dal në shesh. Ju keni qasje të plotë në kuvendin e Kosovës dhe deputetët kanë liri të plotë lidhur me nënshkrimin e tyre mund t’i pyesni ata. Nuk është e ndershme që një situate e tillë të shfrytëzohet një situatë e tillë për të krijuar paqartës”, ka thënë Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, raporton lajmi.net.
Kadri Veseli i pyetur për akuzat e VV ka thënë se deputetët kanë lirin absolute për të nënshkruar dhe “as nuk më kanë pyet kur e kanë nënshkruar dhe as kur e kanë tërhequr”.
“Në orën 16: 20 ka ardhur kërkesa në kabinetin tim për thirrje të seancës dhe menjëherë kam vepruar në bazë institucionale”, ka thënë Veseli.






















