“Atletët e Republikës së Kosovës sot bën histori, duke hyrë në mesin e shteteve olimpike me flamur dhe sportistë të motivuar që të ngrehin lartë emrin e Republikës së Kosovës”, shkruan Veseli në llogarinë e tij në Facebook.
Sipas tij talenti dhe përkushtimi i frymës olimpike, do t’i japin hov, jo vetëm sportistëve tanë olimpik por edhe të gjithë të rinjve duke u përballur me rekordet botërore.
“Talenti dhe përkushtimi i frymës olimpike, do t’i japin hov, jo vetëm sportistëve tanë olimpik por edhe të gjithë të rinjve duke u përballur me rekordet botërore, të arriturat kulminante në sport që tashmë për neve janë fitimtarë dhe duke u bërë krenaria jonë. Ju lumtë!”, shkruan ai.






















