“Kosova po punon maksimalisht, së bashku me partnerët e saj, në avancimin e reformave evropiane, forcimin e shtetit ligjor dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Veseli thuhet në komunikatën e Kuvendit.
Duke e konsideruar të padrejtë izolimin i cili vazhdon t’u bëhet qytetarëve të Kosovës, kryeparlamentari Veseli e cilësoi të ngutshme nevojën e heqjes së vizave nga ana e Bashkimit Evropian.
Komisioneri Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, e falënderoi kryeparlamentarin Veseli për mikpritjen dhe tha se vizita e tij në Kosovë dëshmon vendosmërinë për përkrahje që ka Bashkimi Evropian për Kosovën.
Ai tha se Brukseli zyrtar është i hapur për të bashkëpunuar ngushtë me institucionet e Kosovës dhe pret nga Prishtina zyrtare që të zbatojë të gjitha kriteret e kërkuara për procesin e liberalizimit të vizave.






















