“Gjatë qëndrimit në sallat e leximit, takova studentë me të cilët bisedova për idetë dhe brengat e tyre. Drejtuesve të Bibliotekës u premtova përkrahje në projektet zhvillimore, me fokus të veçantë në digjitalizimin e Bibliotekës sonë kombëtare. Investimi në dije është faktori më i rëndësishëm që nxitë zhvillimin ekonomik të shtetit tonë”, ka shkruar Veseli.























