“Ftoj të gjitha forcat politike në vend që të distancohen qartë nga veprimet të tilla që duan të destabilizojnë vendin dhe të motivojnë edhe më shumë ata që janë kundër shtetit të Kosovës”, deklaron Veseli.
Sipas tij, së bashku është ndërtuar ky shtet, e së bashku duhet mbrojtur, zhvilluar e fuqizuar.
“Ftoj qytetarët tanë që të kenë besim në institucionet tona, në kapacitetet e tyre për të grantuar rendin, sigurinë dhe sundimin e ligjit në vend”, shkruan në deklaratën e kryeparlamentarit Veseli.






















