Përmes postimit të një videoje, Veseli që do të jetë bartës i listës së koalicionit PDK-AAK-Nisma, ka thënë se ai do të jetë garant për këtë gjë.
“Kërkesat e qytetarëve, të cilët i kam takuar anekënd Kosovës, gjatë turit tim të dëgjimit, do të jenë pjesë e platformës qeverisëse në 4 vjetët në vijim. Unë jam garant për këtë! #FillimiRi”, ka shkruar Veseli.























