Veseli ka thënë, “Fillimi i Ri” më 11 qershor do të jetë fitues i zgjedhjeve dhe Kosova perëndimore ka nevojë për një “Fillim të Ri” që fuqizon sovranitetin e mban të lartësuar flamurin e shtetit të saj dhe atë kombëtar.
Ai ka thënë, së Kosova ka nevojë t’i jep kuptimësi kësaj lire, ka nevojë për një ekonomi të fuqishme pasi qëllimi i “Fillimi i Ri” do të jetë fuqizimi i ekonomisë.
Veseli u ka premtuar qytetarëve, se me “Fillimin e Ri” nuk do të ketë më njerëz të papunë.
“Do të rriten subvencionet, do të rriten grantet dhe do të ketë përkrahje për të gjithë ata që punojnë”, ka thënë ai.
Më pas, Veseli ka thënë, se do të rriten pagat e sektorit publik, do të mbështeten kategoritë e luftës dhe do të rriten pensionet për 30%.
Po ashtu, ai tha, se nuk mund të fitoj dikush që nuk e njeh shtetin e Kosovës, nuk mund të fitojë dikush që më të dëgjuar një të krisur ikin në një vend tjetër, nuk mund të fitojë dikush që nuk lufton për vendin e tij kur do që e kërkon nevoja.





















