Përmes një postimi në Facebook, kreu i PDK-së i ka falënderuar të gjithë të rinjtë e PDK-së për kontributin e tyre për platformën qeverisëse Fillimi i Ri.
“Takimi me rininë e PDK-së gjithmonë është frymëzim për më shumë punë dhe anagazhim.
I falënderoj të gjithë anëtarët e Rinisë Demokratike për punën e palodhshme dhe angazhimin në zgjedhjet e 11 qershorit për Fillimin e Ri – platformë e cila në thelb ka fuqizimin e rinisë tonë të mrekullueshme”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook.


























