Në këtë akademi, Veseli gjatë fjalimit të tij ndër të tjerash ka thënë se Kosova tani ka një të ardhme të sigurt, ashtu siç nuk e ka pasur kurrë gjatë historisë, raporton Klan Kosova.
“Në asnjë vend të Kosovës uk ka mbetur pa u përmendur pushka e lufta e Shaban Polluzhës. Ne e vazhduam luftën që e nisi Shaban Polluzha, por krijuam aleatë ndërkombëtarë kundër komunizmit jugosllav. Tani 72 vjet pas vdekjes së Shaban Polluzhës, Kosova është shumë më ndryshe. Si asnjëherë tjetër gjatë historisë, Kosova është e sigurt në fatin e vet”.






















