“Ne ende kemi shpresë që mund të gjejmë një zgjidhje që do të na lejojë të ecim përpara me programin. Por, derisa programi i FMN-së është shqetësim, koha është e shkurtër: ne nuk i kemi më disa muaj për të gjetur këtë zgjidhje”, thotë Vermulen.
Por, nëse nuk gjendet një zgjidhje konkrete dhe e përhershme që të ulet numri i veteranëve ose niveli i përfitimeve për ta, apo një kombinim i të dyjave, buxheti i shtetit duket se do të jetë në rrezik serioz.
“Shpenzimet për të dy pensionet e veteranëve të luftës dhe të invaliditetit të kombinuara nuk duhet të kalojnë 50 milionë euro në vit dhe shpenzimet në të gjitha skemat e lidhura me luftën e cila përfshin edhe të mbijetuarit e luftës ndër të tjera nuk duhet të tejkalojnë 75 milionë euro në vit”, thotë shefi i FMN, Ruud Vermeulen.
Kështu janë paraparë edhe në buxhetin e vitit 2017, të cilin shefi i FMN-së në Kosovë e vlerëson të ekuilibruar me planifikime ambicioze të të hyrave por realiste.























