Sipas Institutit Meteorologjik të Kosovës, fushat ciklonike të cilat kanë prejardhje nga perëndimi i kontinentit, me veti do të sjellin edhe sasi të lagështisë të cilat do të krijojnë kushte për reshje të kohëpaskohshme të shiut.
Moti në këtë javë do të jetë me diell, me vranësira të cilat herë-herë do të shoqërohen edhe me reshje shiu.
Një mot i tillë do të jetë prezent deri në ditën e premte. Pastaj pritet një stabilizim i përkohshëm i motit.
Të enjten pritet të kemi edhe ulje të temperaturave për gati pesë gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë në 24.
Në bazë të parashikimeve numerike dhe sinoptike, nga dita e diele pritet të kemi atmosferë tipike vere, pasi që reshjet do të pushojnë dhe temperaturat do t’i kalojnë vlerat mbi 31 gradë.














