Ai u largua për në Siri në vitin 2012, nga ku shpesh shfaqeshin video propagandistike ku bëheshin thirrje ndaj shqiptarëve që të bashkoheshin në xhihad, madje në vitin 2014 Departamenti Amerikan i shtetit e shpalli Muhaxherin edhe si terrorist global.
I lindur në fshatin Dushkajë të Kaçanikut, Muhaxheri në moshën 27 vjeçare u fut në listën e INTERPOL-it për vepra të ndryshme që lidhën me terrorizmin, kjo pas publikimit të imazheve që tronditën gjithë opinionin ku ai shihej duke ia prerë kokën një personi.

Muhaxheri u kthye në Kosovën në vitin 2013, duke marrë pjesë në aktivitet të Bashkësisë Islame të Kosovës për ta shënuar muajin e Ramazanit në disa aktivitete të organizuara nga Rinia Islame në Kaçanik.
“Abu Abdullah al Kosova” siç njihej Muhaxheri në videot e tij, kishte kërcënuar edhe Kosovën dhe vendet e Ballkanit së bashku me terroristin tjetër, Ridvan Haqifin.
“Ditë të zeza po vijnë për juve”, ishin fjalët të cilat bën bujë në mediat kosovare, e të cilat përdoreshin me ironi dhe satirë në shumë raste nga të rinjtë.
Video tjetër e cila ishte komentuar mjaft shumë ishte momenti kur Muhaxheri i shoqëruar nga terroristë tjerë shqiptarë, shqyen pasaportat e Kosovës.

Për vdekjen e Lavdrim Muhaxherit ishte raportuar shumë herë, por që ai rishfaqej i gjallë kur publikonte video të ndryshme në rrjetet sociale.
Ai një kohë gjithashtu kishte punuar edhe për KFOR-in amerikan në kampin “Bondsteel”, dhe për NATO-n në Afganistan.
Një kohë u raportua gjithashtu se Muhaxheri së bashku me 300 pjesëtarë tjerë të ISIS-it shqiptarë kishin mësyerë Kosovën, çka kishte sjellur një reagim të institucioneve të sigurisë në vend të cilat kishin rritur masat nëpër qytete.
Muhaxheri kishte qenë lider i shqiptarëve në shtetin islamik, por që me kalimin e kohës u kthye edhe në njerëzit më besnik të liderëve të kësaj organizate.

Përvoja e tij me KFOR-in dhe NATO-n, duke se ka pasur ‘efekt’. Ai përshkruhej si inteligjent dhe me përvojë ushtarake.
Në nëntor të vitit 2015 policia italiane kishte arrestuar disa xhihadistë shqiptarë, të cilët dyshohej se ishin bashkëpuntorë të Lavdrim Muhaxherit.
Lajmi për vdekjen e “Kasapit të Ballkanit”, u konfirmua sot nga familjarë të vetë Muhaxherit.
“Selam alejkum vllazën ju njoftojm se vllau jem Lavdrimi ka ra shehid inshAllah Allahu e past pranu në mesin e shedihan tpejgamberve e njerëzve të mië. Amin”, kishte shkruar në facebook vëllau i Muhaxherit.
Kujdes: Pamje të rënda.






















