Kur të hapen negociatat për anëtarësim, Shqipëria do të duhet të përmbushë të gjitha kriteret, përfshi edhe respektimin e marrëveshjes se strategjisë detare.
Kështu është shprehur sot në Athinë ministri i Jashtëm dhe zëvendëskryeministri grek, Evangelos Venizelos. Duke bërë një përmbledhje të rezultateve të presidencës greke të Bashkimit Europian, ai theksoi se kjo marrëveshje është pjesë e rëndësishme e përcaktimit të zonave ekskluzive ekonomike, bazuar në të drejtën ndërkombëtare për detin.















