• Latest
  • Trending
  • All

BE vendos për pensionet e kosovarëve në Serbi

25/08/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 11 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

BE vendos për pensionet e kosovarëve në Serbi

25/08/2016
in Aktualitet, Lajme
Latif Fejza, tashmë 87 vjeçar, thotë se në vitet e 90-ta me sakrificë e dashuri, shpërndante dijen e tij duke u mësuar abetaren nxënësve kosovarë.

Tetëdhjetë e shtatë vjeçari thotë se në kushte të vështira, e kohë lufte është munduar që për 30 vjet sa ka punuar si mësimdhënës në njërën nga shkollat e Kosovës, ti mësoj për atdheun e tyre gjeneratat e reja.

Por pavarësisht sakrificave që tashmë ky pensionist kontribut dhënës i ka bërë, nuk kanë lejuar që ta bëjë një jetë të shëndoshë në pleqëri.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

87 vjeçari pensionin e plotë kontribut dhënës nuk e mori asnjëherë. Në maj të vitit 1999 shteti i Serbisë u dëbua nga Kosova.

Serbia gjatë largimit mori me vete edhe Fondin Pensional, duke lënë më shumë 88 mijë pensionist në duart e fatit, 50 mijë nga të cilët presin kompensimin e pensioneve.

“Kujtoj shumë mirë se si para tre viteve dërguam letrat tona në Serbi për kthimin e pensionit. Kamë harxhuar një qerek të jetës duke u përballur me pushtuesin, e duke I mësuar fëmijët tanë për atdheun e tyre”, thotë 87- vjeçari.

Ai shpreson se autoritetet e Kosovës do të punojnë në këtë drejtim duke e detyruar Serbinë që t’ua kthejë pensionet kontribute dhënëse pensionistëve kosovarë.

“..po pres, ndoshta sa të jem gjallë mund ta kem së paku një pension, vetëm nga dëshira se jo që kam shumë nevojë. Amanet autoriteteve tona që ti bëjnë presion Serbisë për kthimin e këtij fondi. Ato para na takojnë neve”.

Edita Tahiri: Po insistojmë që në Bruksel të diskutojmë për pensionet

Ndërkohë që Shoqata e Pensionistëve të Kosovës  ka kërkuar nga Ministrja e Dialogut, Edita Tahiri që lidhur me këtë çështje të bisedohet në takimet e përbashkëta me Serbinë në Bruksel. Sipas pensionistëve Kosova duhet ti bëjë presion Serbisë për kthimin e këtyre pensioneve.

“Duhet detyru Serbinë që të na i kthejë pensionet tona. Kemi punua një jetë e në fund të na i plaçkitin”, thotë pensionisti tjetër Shaip Surdulli nga Podujeva.

E për këtë çështje Ministria e Dialogut thotë se do të angazhohet duke e future në agjendë të temave për bisedime në Bruksel.

Mirëpo lidhur me këtë çështje do të vendos Bashkimi Evropian.

Zyrtarë të kësaj ministrie i kanë thene Gazetës Fjala se në një listë të temave të propozuara për diskutim në Bruksel ka qenë edhe çështja e Fondit Pensional të marrë nga Serbia.

“Në një listë të temave të kërkuara nga BE kemi propozuar edhe çështjen e kthimit të Fondit Pensional edhe të kursimeve bankare të qytetarëve tanë. Ende nuk është vendosur të futen në teme e dialogut sepse vendimet duhet të merren nga BE-ja”, kanë thënë zyrtarë të kësaj Ministrie.

Sipas tyre në 2014 është dërguar dokumenti me listat e temave, ku në atë kohë, ministra Edita Tahiri mbante pozitën e zv-ministres.

“Është vendim i Bashkimit Evropian si ndërmjetësuese e dialogut. Por ne në vazhdimësi jemi duke insistuar lidhur me këtë temë”, thonë zyrtarë nga kabineti i ministres Edita Tahiri.

Ministria e Punës nuk e di numrin e saktë të pensionistëve kontribut dhënës

Zyrtarë nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Kosovë kanë thënë  se lidhur me çështjen e kthimit të pensioneve të marra nga Serbioa nga Fondi Pensional, Ministria e Dialogut duhet të kujdeset.

Musa Demiri, zëdhënës në këtë ministri i ka thënë gazetës se kjo ministri ka kërkuar që çështja e fondit të jetë pjesë e bisedimeve.

“Çështja e ish-fondit pensional të Kosovës, konsiderojmë dhe kemi kërkuar që të jetë pjesë e dialogut që po zhvillohet në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Demiri.

E për numrin e saktë se sa pensionist kontributdhënës kosovarë presin kthimin e Fondit Pensional nga Serbia, Ministria e Punës nuk ka shifra të sakta. Gazeta Fjala, ka pritur më shumë se një muaj për të marrë përgjigje lidhur me numrin e saktë të pensionistëve kontribut dhënës nga kjo ministri.

Sipas tabelës që kjo ministri posedon, janë rreth 88 mijë e 901 persona që marrin pensione në Kosovë. Nga ta pensionin e pleqërisë e marrin 33 mijë e 308 pensionist.  Atë invalidor 25 mijë e 42 pensionist. Pension familjar marrin 28 mijë e 33 persona të tjerë, për ndihmë dhe kujdes rreth 1 mijë e 252 persona marrin pensione, si dhe 1 mijë e 266 pensionist të tjerë marrin pensione për shkak të ndonjë dëmtimi trupor.

Mbi 11 mijë kërkesa nga pensionistët për kthimin e pensioneve

Sipas raportimeve rreth 11 mijë e 463 kërkesa kanë bërë pensionistët kosovarë në Serbi për pagesën e pensioneve. Sipas autoriteteve serbe, nga këto kërkesa, 8.518 nuk e kanë dokumentacionin e kompletuar, ndërsa 1.442 kërkesa janë me dokumentacion në rregull dhe vetëm pritet vendimi për to.

Ndërkohë që nga viti 2008 Beogradit zyrtar i është bërë 3 herë kërkesë nga institucionet e Kosovës që të ulen dhe ta zgjidhin këtë problem.

Por asnjëherë nuk morën përgjigje. Arsyeja dihet edhe botërisht se Serbia nuk i njeh institucionet kosovare. Ish ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka deklaruar se ky dikaster nuk ka arritur asnjëherë të ketë të dhëna zyrtare rreth borxhit që shteti serbi u ka pensionistëve kosovarë.

“Nuk kemi të dhëna zyrtare, pasi që nuk kemi kontakte me autoritetet në Beograd. Krejt informatat që qarkullojnë janë jozyrtare”, pati thënë Rashit.

Ndryshe, Serbia,  në bazë të zvogëlimit të pensioneve për pensionistët dhe invalidët shqiptarë të punës prej 141 euro në 62 euro për periudhën 1990-1998, u ka borxh pensionistëve të Kosovës më shumë se 860 milion euro,  730 milionë euro bruto, ndërsa për pensione të papaguara janar-korrik 1999, ka borxh 130 milionë euro.

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Pse tërmeti në Itali ishte kaq i rëndë? – Dan Bilefsky (The New York Times)

Next Post

Gazi lotsjellës largon investitorët e huaj

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Gazi lotsjellës largon investitorët e huaj

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.