Trump e ka dhënë këtë vendim të premten, por zyrtarët në Departamentin e Sigurisë Kombëtare nuk e shohin të mbështetur në analizat ligjore këtë vendim të nënshkruar dje, raporton CNN.
Burimet kanë deklaruar se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk kanë kërkuar këshilla ligjore, nga Zyra e Përfaqësuesit ligjor para se Trump ta nënshkruajë këtë urdhër, transmeton lajmi.net
Donald Trump në Zyrën Ovale ka deklaruar se ky vendim “është duke shkuar shumë mirë”, kurse zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë theksuar se qytetarët kanë qenë të informuar për vendimin dhe nuk është dashur të tentojnë hyrjen në aeroporte, pasi disa nga ta edhe janë arrestuar.






















