Fillimisht, në atë mbledhje ishte votuar edhe nisma për hartimin e planit rregullues të hollësishëm për blloqet B17, B18, B19, B20 lagjja Mati 1.
“Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë vlerëson se aktvendimi i lartcekur është në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi. Vendimi është dashur të plotësohet sipas nenit 11 paragrafi 1.3 të ligjit për planifikim hapësinorë, gjithashtu komuna është e obliguar të respektojë nenin 17 paragrafi 2 dhe 7. Po ashtu kundërshtim ka pasur dhe në nenin 18 dhe 33 të udhëzimit administrativ numër 24/2015 mbi elementet dhe kërkesat themelore për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e hartës zonale të Kosovës”, thuhet në përgjigjën e dhënë nga MMPH-ja për lajmi.net.
MMPH-ja ka bërë të ditur se Kuvendi Komunal i Prishtinës për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave detyrohet që aktvendimet e kuvendeve komunale t’i drejtoj në MAPL, dhe me këtë rast me datë 10.10.2016 komuna e ka drejtuar këtë vendim në MAPL, ndërsa kjo e fundit me datë 11.10.2016 vendimin e lartcekur e ka drejtuar për vlerësimin e ligjshmërisë në MMPH.
Po ashtu, vendimi për lënie në dispozicion për shqyrtimin publik të propozim planit rregullues të hollësishëm të Lagjes “Mati 2” i miratuar në Kuvendin e Komunës së Prishtinës me propozim të ekzekutivit, sipas MMPH-së është bërë në kundërshtim me ligjin.
Po ashtu, Rishqyrtimin e Vendimit për miratimin e Planit rregullues të hollësishëm “Sofalia” në Prishtinë 2016-2024, i miratuar nga Asambleja komunale, sipas MMPH-së është në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi.
“Ka mos pajtueshmëri të aktit të komunës të parashtruar për shqyrtim të ligjshmërisë. Vendimi të rishqyrtohet dhe të ndërmerren veprime që të harmonizohet me nenin 17 paragrafi 2 dhe 7 të Ligjit nr. 04/L-174 Për Planifikimin Hapësinor. Citoj:“ Planet Rregulluese të Hollësishme përcaktojnë kushtet për rregullimin e hapësirave urbane apo zona rurale siç është përcaktuar me Planin Zhvillimor Komunal dhe Hartën Zonale Komunale”, thuhet në përgjigjen e MMPH-së lidhur më këtë vendim të Komunës. MMPH-ja, pas shqyrtimit të përmbajtjes së këtij aktit të komunës, vlerëson se akti i komunës është në kundërshtim me dispozita te legjislacionit në fuqi. Mos pajtueshmëri të aktit të komunës të parashtruar për shqyrtim të ligjshmërisë janë si në vijim: Neni 7, paragrafi 2 i Udhëzimit admistrativ nr.05/2014. “Nuk dihet për cilin udhëzim Admistartiv është fjala, pasi përveç udhëzimit nuk është përcaktuar edhe emërimi –titulli i tij”, konsideron MMPH-ja.
Edhe, Propozimvendimin për lënie në dispozicion për diskutim publik të Propozimplanit rregullues të hollësishëm “Kalabria” është në kundërshtim me dispozitat e ligjeve në fuqi, ngase Komuna nuk e ka cekur se për cilin Udhëzim Admistrativ është fjala, pasi përveç numrit të udhëzimit nuk është caktuar edhe emërtimi –titulli i tij.
Në kundërshtim me dispozitat ligjore është edhe vendimi për Rishqyrtimin e Vendimit për lënie në dispozicion për shqyrtim publik të Propozimplanit rregullues të hollësishëm të lagjes “Kodra e Trimave 1” në Prishtinë.






















