Në zonat me reduktime, mund të hyjë edhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), por do të mundohemi që me të gjitha mundësitë teknike operative të sistemit, të furnizojmë spitalin nga ndonjë sistem tjetër, ashtu siç kemi arritur ta bëjmë edhe gjithmonë herëve të kaluara.
“Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm , janë punimet teknike në kuadër të fazës së dytë të investimeve, konkretisht kyçja e tubit DN 600 nga pjesa e filtrave te rinj tek tubat tjerë ekzistues brenda fabrikës, pjese me te cilën do te fillojnë edhe testimet paraprake te fabrikës – filtrave te rinj në Badoc. Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e zonave të sipër përmendura”, thuhet në njoftimin e tyre.






















