Sipas këtij burimi nga Policia e Kosovës kanë qenë deklaratat e I.B dhe E.B (emra të njohur për redaksinë) që kanë çuar në fillimin e hetimeve ndaj vëllaut të kandidatit të LDK-së për deputet. Njëkohësisht burime të policisë kanë bërë të ditur se Valentin Çuni po konsiderohet si person në rrezikshmëri të lartë për shkak të aktiviteteve të tij të dyshimta duke përfshirë lojërat e fatit, prostitucion etj.


























