Familjarët e 19-vjeçares Rezarta Xibraku, e cila u gjet e pajetë në shtëpinë e bashkëshortit të saj, këmbëngulin se ngjarja është një vrasje dhe jo helmim për shkak të mangallit.
Ditën e djeshme, vëllai i viktimës, Reshit Xibraku është shprehur se kanë bërë një denoncim në Policinë e Elbasanit ndaj familjarëve të dhëndrit, Olsian Hajdarit.
“Ne arsyen do ta gjejmë në Polici. Fola me Olsin në telefon dhe e pyeta si qe ngjarja. Ai thotë mangalli. Ne do të kërkojmë drejtësi deri në fund. S’do t’i lë rehat. Siç iku motra ime në dhe, do ikë dhe ai! Ne dyshojmë se është vrasje”, është shprehur ai.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 dhjetor. Çifti Rezarta Xibraku dhe Olsian Hajdari u gjetën pa ndjenja në dhomën martesore nga nëna e dhëndrit. Nusja 19-vjeçare u gjet e pajetë, ndërsa bashkëshorti i saj në gjendje të rëndë shëndetësore.

shqip



















