Ana, 27 vjeçe dhe Dani, 23 vjeç janë motër e vëlla, me të njëjtin baba, por me mama të ndryshme.
Ata kanë njoftuar dashurinë e tyre drejtpërsëdrejti në televizion gjatë një spektakli spanjoll të quajtur “Cambiame”.
Emisioni zakonisht transmeton ndryshime të imazhit të protagonistëve, por këtë herë ka treguar historinë e tyre.
Ana ka treguar: “Nuk kemi ardhur vetëm për ndryshimin e pamjes, por edhe për të ndryshuar plotësisht jetën tonë. Kemi diçka për të thënë dhe ky është një vend i mirë për ta rrëfyer. Jemi rritur të ndarë dhe 20 vjet më pas e kemi gjetur njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale dhe nisëm një miqësi. Më pas u dashuruam”.
















