Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj përmes një letre u rikujton të gjitha subjekteve, të cilat nuk kanë paguar apo janë me vonesë në pagesën e kontributeve shoqërore, të shpejtojnë për ti kryer këto pagesa brenda 15 shkurtit, pasi në të kundërt qeveria do të ndërmarrë një aksion të gjerë ër të ndërhyrë sipas ligjit
“Mospagimi i kontributeve për vartësit tuaj është një shkelje e rëndë e të drejtave të punonjësve”, nënvizon Ministri për Çështjes Sociale, teksa bënë të ditur se borxhi i buxhetorëve është sa 1/5 e borxhit të sektorit privat.
Afati maksimal është 15 Shkurti. “Pas kësaj date, Qeveria do të ndërmarrë një aksion të gjerë për të ndërhyrë sipas ligjit në të gjitha rastet ku do evidentohet mospagesa apo vonimi i pagesave për kontributet shoqërore”, përfundon Veliaj















