Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka shtruar një iftar për besimtarët myslimanët të cilët janë në muajin e Ramazanit. Veliaj tha se i shikon besimtarët më të bashkuar se kurrë. Ai nuk la pa përmendur edhe detyrimin që i ka Bashkia komunitetit mysliman, përfundimin e xhamisë së Namzgjasë e cila po ndërtohet pranë godinës së Parlamentit.
Me përfundimin e ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë, Tirana do të përfitojë edhe një parkim nëntokësor me 200 vende, disa parqe, qendra kulturore dhe një hapësirë të re për qytetarët gjë që e ka theksuar me nisjen e punimeve vetë kreu i Bashkisë.
Në fjalën e tij Veliaj theksoi se bashkëjetesa fetare dhe ndihma që ka dhënë komuniteti mysliman në ruajtjen e saj kanë ndriçuar e lartësuar vendin në vite.
“Shqiptarët e ndajnë këtë moment me gjithë bashkëkombësit e tyre. Ne e kemi meritë që jemi kaq pranë njëri tjetrit. Shekuj bashkëjetese fetare e vëllazërie na kanë ndriçuar”-tha kryebashkiaku.
















