• Latest
  • Trending
  • All

Veliaj apel qytetarëve: Shmangni sa më shumë lëvizjet

07/11/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 9 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Veliaj apel qytetarëve: Shmangni sa më shumë lëvizjet

07/11/2016
in Aktualitet

Shumë shpejt qytetit të Tiranës do t’i shtohet një parkim i ri nëntokësor, i cili bashkë me atë që po ndërtohet në fillim të Bulevardit të Ri, do të rrisë ndjeshëm kapacitetet e parkimit në qendër të kryeqytetit. Gjatë inspektimit të punimeve për zbatimin e projektit të “Rikualifikimit Urban të Sheshit Skënderbej”, të cilat prej dy muajsh po ecin me ritme të shpejta, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se ky projekt është tregues i mënyrës se si projektohet Tirana moderne, ku hapësirat publike u kushtohen njerëzve.

“Sapo kemi nisur parkingun e dytë publik nëntokësor të Bashkisë së Tiranës. Parkingu i parë po ndërtohet në fillim të Bulevardit të Ri, i cili do të mbarojë në fillim të Vitit të Ri, kurse ky në Sheshin Skënderbej do të përfundojë në muajin Mars. Do të ketë 300 vende parkimi, një mënyrë ideale për ta lënë makinën për ata që i lidh puna me institucionet kryesore rreth sheshit. Kjo është mënyra se si projektojmë Tiranën moderne, ku hapësirat publike u kushtohen njerëzve, jo makinave”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Ai u shpreh se vetëm në qendrën e Tiranës, me dy parkingjet publike nëntokësore të bashkisë dhe 4-5 të hoteleve të reja, qendrave tregtare dhe xhamisë së re, kjo zonë do të ketë 2000-2500 vende parkimi. “Pra, nuk ka më asnjë alibi pse dikush duhet të vijë me makinë vërdallë për të bërë 100 ose 200 metra rrugë nga kafja në kafe, ose nga institucioni në institucion”. Kryebashkiaku i Tiranës u shpreh entuziast për ecurinë e punimeve në Sheshin “Skënderbej”, i cili parashikohet të përfundojë në verën e 2017.

“Jam shumë entuziast me mënyrën se si kanë shkuar punimet, me një ritëm fantastik. Kemi vetëm dy muaj që kemi filluar dhe një pjesë e madhe e sheshit po konturohet. Kemi filluar me porositjen e pllakave, të cilat do të vijnë nga të gjitha trojet shqiptare, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia. Mezi pres që me të mbaruar parkimin të fillojmë edhe me shtrimin e sheshit, dhe pranvera tjetër të na gjejë të përfunduar me projektin më të madh infrastrukturor, atë të Tiranës moderne”, tha ai. Veliaj falenderoi qytetarët për mirëkuptimin në lidhje me trafikun, duke theksuar se kur bashkëpunojnë të gjithë, mund të arrihet një koordinim i mirë i lëvizjes në qytet, pa cenuar ritmin e ditës.

Duke u ndalur te reshjet e dendura, të cilat priten të përfshijnë kryeqytetin këtë javë, kryetari Veliaj garantoi se janë marrë të gjitha masat dhe prej ditës së sotme, 1800 punonjës të bashkisë janë në gatishmëri të plotë. “E gjithë Bashkia e Tiranës është në gatishmëri. Kemi 1800 veta staf në terren, që po merren kryesisht me pastrimin e kanalizimeve. Duhet të kuptojmë që në ditë shirash kërkohet ndihmë nga të gjithë. Ky nuk është momenti për të vënë gishtin se kush e shkaktoi shiun, por për të bashkëpunuar dhe bashkëpunimi që pritet nga qytetarët është që në qoftë se kanë emergjenca dhe kjo është më e rëndësishmja, numri 112 është në dispozicion të Policisë, të Zjarrfikëses dhe të ambulancave. Në qoftë se kanë lëvizje të shkurtra, i ftojmë t’i reduktojnë këto lëvizje ose t’i bëjnë në këmbë sepse shtimi i trafikut na bllokon. E mbi të gjitha dua t’i ftoj të gjithë qytetarët të mos ndotin”, tha ai.

Veliaj kërkoi nga qytetarët që të mbajnë pastër qytetin, ndërsa i ftoi ata që në 13 Nëntor të bëhen pjesë e aksionit për pastrimin e përgjithshëm vullnetar të Tiranës. “Qeset, ambalazhet që përfundojnë në zgarat dhe pusetat e qytetit, nuk vijnë nga një fuqi e mbinatyrshme, as nga armiqtë imagjinarë; janë mbeturina që i prodhojmë vetë. Ndaj u kërkoj qytetarëve, që ndërsa bashkia bën maksimumin për pastrimin e kanalizimeve të qytetit, të jenë bashkëpunues dhe mbeturinat t’i hedhin në koshat e përcaktuar dhe jo në kanalizime apo në rrugët e qytetit, të cilat na shkaktojnë bllokime. Falenderoj qytetarët për bashkëpunimin që kanë treguar edhe në emergjencat e tjera, si dhe t’i ftoj për datën 13 nëntor, që përpara se të festojmë festën e Pavarësisë dhe Çlirimit, të arrijmë pavarësinë dhe çlirimin nga plehrat, e në datën 13 nëntor, të kemi një pastrim të përgjithshëm dhe vullnetar për pastrimin e Tiranës”, tha Veliaj.

Tags: edi rama
Previous Post

Vajza nga Tirana rrëfen tmerrin: Më futën në makinë, më lidhën sytë e më përdhunuan

Next Post

Ambasadorja e Gjermanisë: Disa politikanë bllokuan liberalizimin e vizave

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Ambasadorja e Gjermanisë: Disa politikanë bllokuan liberalizimin e vizave

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.