• Latest
  • Trending
  • All

Vdiq lideri historik i komunitetit shqiptar të Rumanisë

14/12/2018

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 18 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Diaspora

Vdiq lideri historik i komunitetit shqiptar të Rumanisë

14/12/2018
in Diaspora, Edukimi, Kulture

Baki YMERI

Njerëzit vdesin që të jetojë njerëzimi. Vdekja është diviniteti i vetëm që nuk ka nevojë për dhurata. Njeriu të cilin e nderojmë me këtë nekrolog, i ka dhuruar botës shqiptare dhurata të panumërta historike, publicistike dhe patriotike. Këto ditë të ftohta dimri, pas një sëmurjeje të rëndë, në moshën 87 vjeçare u nda nga jeta lideri shpirtëror i komunitetit shqiptar të Rumanisë, kryeveterani i komunitetit, Dr. Xhelku Maksuti. Lajmin e largimit të tij nga kjo jetë, na erdhi si një vetëtimë e papritur nga e bija e tij, Zsh. Kristia Maksuti. Adio baba, thot ajo në Facebok, duke botuar portretin e tij para lotëve të qiriut. Në shenjë respekti dhe adhurimi, pasojnë qindra ngushllime të sinqerta nga miq e dashamirë të shumtë, nga pala rumune dhe ajo shqiptare.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

Biznesmeni i afërt me Putinin pranon ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane 

07/11/2022

“Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

12/11/2021

Kërçovari i Bukureshtit, Dr. Xhelku Maksuti, u lind në Plojesht, më 8 Mars 1931, nga një baba shqiptar dhe një nënë rumune. Shkollimin fillestar, sekondar dhe special në fushë të teknologjisë së naftës dhe gazeve, i kreu në vendlindje, ndërsa Fakultetin e Historisë në Universitetin e Bukureshtit (1956). Në vitin 1948, mban kumtesën e parë mbi Ditën e Flamurit shqiptar në Bukuresht. Në vitin 1980, mbron në Bukuresht tezën e doktoratës me titull “Lëvizja e rezistencës shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore”, rast me të cilin iu dha titulli “Doktor në Shkencat e Historisë”. Vlen të përkujtohen dhjetëra manifestime masive që organizoi në Bukuresht, Konstancë e qendra tjera, në funksion të afirmimit të diasporës dhe lidhjeve shqiptare me botën rumune.

I konsideruar nga ata që e kanë njohur si një ikonë e kulturës shqiptare në mërgim, profesor Maksuti (Dalaj Lama i shqiptarëve të Rumanisë), gjatë jetës së tij ka ndjekur shembujt e shenjtë të rilindësve tanë, duke e afruar, bashkuar dhe afirmuar komunitetin shqiptar, duke e përforcuar miqësinë konkrete ndërmjet Rumanisë dhe Shqipërisë, duke botuar në Rumani, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, qindra studime dhe artikuj shkencorë mbi lidhjet rumuno-shqiptare. Për veprimtarinë e tij shkencore, Tirana zyrtare e ka nderuar para 20 vitesh me Urdhërin Naim Frashëri. Falë intervenimeve tona dhe të Pleurat Sejdiut, ish presidentja e Kosovës, Zonja Atifete Jahjaga, gjatë mandatit të saj e nderoi me një Dekoratë Presidenciale.

Përveç Viktor Eftimiut dhe ambasadorëve të Shqipërisë, gjatë jetës së tij ka njohur veteranë të komunitetit shqiptar të Rumanisë, si Nik Pema, Dhimitër Kristo Rëmbeci, Rexhep Asllani, Nikollaq Zoi, Dhimitër Polena, Nikolla Xhamo, të mbesat e Asdrenit (Olimpia dhe Elena Dragoni), shqiptarë të famshëm, si Ismail Kadareja, Eqrem Çabej, Thoma Kacori, Ali Hadri, Rexhep Ismajli, Ymer Jaka, Antonio Bellusçi, Ismet Dërmaku, Fadil Sulejmani, Shefqet Sejdiu, Papa Gjon Pali i Dytë, presidentë shtetesh si, Sali Berisha, Rexhep Mejdani, Aleksandër Mojsiu, Ion Iliescu, intelektualë tjerë, si Aleksandër Stipçeviq, Sali Bashota, Niku Konstantini, Basri Çapriqi, Fehmi Kelmendi, Pleurat Sejdiu, Jeton Kelmendi, Kurtesh Devaja, Alush Kamberi, Hajro Hajra, Muharrem Idrizi, Florin Ramadani etj.

Dr. Maksuti shquhet si autor kontributesh shkencore të historisë moderne rumune dhe universale. Disa nga studimet e tij e kanë parë dritën e botimit në revistat prestigjioze Magazin istoric, Studime historike, Gjurmime albanologjike dhe Historia. Është koautor i vëllimeve Rezistenca evropiane gjatë Luftës së Dytë Botërore, vëll. I (1973), Afirmimi i shteteve te pavarura e të bashkuara kombëtare në Evropën Qendrore dhe Juglindore, 1821-1923 (1979). Në Maj të vitit 1990, themeloi me një grup veteranësh shoqatën Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë (BKSHR), me një numër të panumërt aktivitetesh dhe botimesh. Në gusht të vitit 1993, themelon dhe boton serinë e re të revistës Albanezul / Shqiptari, duke dhënë kontribute konkrete për botimin e qindra numrave të kësaj tribune të famshme, si dhe të dhjetra veprave shkencore dhe letrare autorësh shqiptarë dhe rumunë, në kuadrin e BKSHR-së.

Vlen të ripërkujtojmë faktin se në vitin 1995, profesor Xhelku Maksuti organizoi simpoziumin mbi 400 vjetorin e ardhjes masive të 15 mijë shqiptarëve në veri të Danubit (1595). Në vitin 1999 dha kontribut të denjë për organizimin e një manifestimi dinjitoz në shenjë solidariteti me Kosovën, NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (31 Mars). Fati i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë filloi të „shuhet” që nga viti 2001, sepse një vit më parë doli në skenë një organizatë fantasmagorike (Shoqata Liga e Shqiptarëve të Rumanisë), pa asnjë shqiptar në gjirin e saj, e udhëhequr nga një deputete antikosovare (Oana Manolescu), e cila manipuloi mbi dhjetë vjet me buxhetin qeveritar në emër të interesave meskine dhe merkanteliste (1996-2016).

Në ndërkohë, profesor Maksuti botoi mijëra ekzemplarë të vjetarit Albanezul, me vlera të larta albanologjike, historike dhe letrare, si dhe këto vepra: Historia e Komunitetit Shqiptar të Rumanisë (Kriterion, Bukuresht, 1992), Mbi shqiptarët dhe Shqipërinë (Ararat, Bukuresht, 1995), Nën shenjën e shqiponjës (Ararat, 2001), Historia e Shqiptarëve të Rumanisë (Kriterion, 2003). Një nga meritat e tij të veçanta është fakti se e lansoi idenë për botimin e serisë së re të revistës „Kosova” në Bukuresht, e themeluar në vitin 1932 nga gazetari korçar Gjergj Bubani. Revista respektive botohet rregullisht që nga viti 2010. Nga projektet e parapara për botim, Zt. Maksuti kishte një vepër për Skënderbeun në gjuhën rumune, një libër për Kosovën, një tjetër për Ibrahim Temon, etj. Jeta e të vdekurve gjendet në kujtimet e të gjallëve. Qoftë i paharruar kujtimi i tij!

Post Views: 134
Tags: diasporaDr. Xhelku Maksuti
Previous Post

Frika ime nga ushtria

Next Post

Zbulime të reja për historinë e Aleksandër Molosit, dajës së Aleksandrit të Madh

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

Biznesmeni i afërt me Putinin pranon ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane 

by TheAlbanian.co.uk
07/11/2022
0

Biznesmeni me lidhje të ngushta me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, pranoi të hënën se ai kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane dhe...

“Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

by TheAlbanian.co.uk
12/11/2021
0

Greqi- Klodiana Çela shqiptarja që plagosi ditën e djeshme me armë zjarri mjekun grek Jorgo Neos ka dalë sot përpara gjykatës....

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Next Post

Zbulime të reja për historinë e Aleksandër Molosit, dajës së Aleksandrit të Madh

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.