• Latest
  • Trending
  • All

Vdiq ballkanizmi i “Ballkanit të Hapur” – Nga Shaban Murati

08/09/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vdiq ballkanizmi i “Ballkanit të Hapur” – Nga Shaban Murati

08/09/2022
in Aktualitet

Sapo mbushi një vit, nisma e presidentit serb “Ballkani i hapur” pësoi dështimin e parë dhe ndërroi emrin e lindjes “Mini-Shengen ballkanik”. Emri i parë ishte një skifo, sepse shtetasit e të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor qysh përpara nismës serbe hynin në shtetet e njeri-tjetrit me karta identiteti dhe vetëm Serbia mbante viza hyrje dhe ndalime.

Mirëpo nisma me emrin e ri “Ballkani i hapur” sapo mbushi vitin e parë pësoi dështimin e dytë më të madh dhe duhet të ndërrojë prapë emrin, por edhe vendlindjen.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Nisma do të duhet të heqë fare fjalën “Ballkan”, sepse po ndërron identitetin e vet gjeografik. Me propozimet dhe lëvizjet e reja, që po ndërmerr nisma “Ballkani i hapur”, do të çvleftësojë si të papërshtatshme fjalën Ballkan në kartën e saj të identitetit gjeografik.

Në mikrosamitin e tre shteteve anëtare të “Ballkanit të hapur”, që u mbajt në Beograd në 2 shtator, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, siç njoftonte Agjencia zyrtare serbe e lajmeve “Tanjug”, bëri këtë deklaratë:

“Liderët e shteteve anëtarë të nismës “Ballkani i hapur” po konsiderojnë seriozisht që të ftojnë shtete të tjerë domethënës pranë saj si Greqia, Italia, Turqia dhe Hungaria, që të bashkohen me këtë nismë rajonale”.

Pavarësisht se mburravecëria ballkanike tentoi ta shiste si sukses të madh që “Ballkani i Hapur” po u drejton ftesa për anëtarësim shteteve jashtë Ballkanit Perëndimor dhe jashtë Gadishullit ballkanik, e vërteta është se kemi të bëjmë me një dështim të madh të nismës, e cila po heq dorë nga identiteti gjeografik i saj. Me këtë pretendim shtrirje anëtarësimi pa kufi “Ballkani i Hapur” po çballkanikoset dhe mund të thuhet se ballkanizmi i “Ballkanit të hapur” vdiq.

Nisma serbe, ku janë anëtarësuar me zell të paparë jugosllav Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, nuk do të mund të mbajë më emrin “Ballkan i hapur” përderisa po fton për anëtarësim shtete, që janë jashtë Ballkanit në tërësi.

Gazeta serbe “Telegraf” njoftonte në 2 shtator se ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, i ftuar në samitin e Beogradit, deklaroi se Hungaria është gati t’i bashkohet kësaj nisme. Por nëse Hungaria bëhet anëtare bashkë me shtete të tjerë jashtë Ballkanit, kjo do të imponojë ndryshimin e emrit të nismës, sepse gjeografia e saj bëhet krejt tjetër dhe ikën nga vendlindja e saj ballkanike.

Përfshirja e shteteve të tjerë jashtë Ballkanit i ndërron identitetin gjeografik dhe diplomatik dhe nismës as i takon dhe as mund të quhet më ballkanike.

Po ta krahasosh me nisma apo me grupime të tjera të ngushta subrajonale në kontinentin europian, dështimi i “Ballkanit të hapur” është uluritës. Kështu nisma apo grupimi subrajonal i “Këshillit Nordik” është krijuar që në vitin 1952 dhe nuk e ka ndryshuar asnjëherë as emrin e vet, as shtetet anëtarë dhe as identitetin geografik dhe quhet njëlloj edhe sot si para 70 viteve.

Nisma tjetër subrajonale “Grupi i Vishegradit” është themeluar në vitin 1991 dhe ka po ato vende anëtarë, po atë identitet gjeografik dhe po atë emër sot e kësaj dite si 31 vite më parë. Grupi subrajonal serb “Ballkani i hapur”, përqafuar vetëm nga tre shtete, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, po ndërron emër dhe identitet gjeografik dy herë brenda dy vite e gjysëm që nga krijimi i tij.

Pyetja që del nga novacioni i ri alla ballkanik i ftesës së tre shteteve të aleancës subrajonale “Ballkanit i hapur” drejtuar për anëtarësim shteteve të tjerë jashtë Ballkanit Perëndimor dhe jashtë gadishullit ballkanik, është se përse doli kjo befasi diplomatike dhe organizative për çballkanizmin e “Ballkanit të hapur”.

Shpjegimi i parë është dështimi i tre krerëve të tre shteteve anëtarë të “Ballkani i hapur” për të detyruar tre shtetet e tjerë të Ballkanit Perëndimor që t’i bashkohen nismës serbe. Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi kanë refuzuar të futen në atë mikroaleancë, sepse e dinë se Serbia nëpërmjet nismës së saj “Ballkanit i hapur” synon t’i zhbëjë ato tre shtete.

Samitxhijtë e Beogradit u përpoqën në 2 shtator të bëjnë një truk dhe t’i servirnin publikut sikur nisma e tyre po përkrahet nga Mali i Zi dhe nga Bosnjë-Hercegovina, meqë dy politikanë të lartë të atyre dy shteteve ishin si mysafirë të ftuar për degustimin e verërave në samitin e Beogradit.

Mirëpo e vërteta është se Abazoviç është një kryeministër i shkarkuar nga Parlamenti i Malit të Zi në gusht të këtij viti dhe nuk ka tagër ligjor të fusë Malin e Zi në nismën serbe. Abazoviç shkoi në Beograd si i ftuar personal i presidentit serb Vuçiç dhe i Kishës Ortodokse serbe.

Kryetari serb i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Zoran Tegeltija, ishte në samit si ftuar i presidentit serb, pa asnjë mandat zyrtar dhe pa kompetencë ligjore dhe pa asnje tagër që të fusë shtetin e Bosnje-Hercegovinës në nismën serbe.

Gazeta “Sarajevotimes” shkruante në 1 shtator se Tegeltija merr pjesë në Samitin e Beogradit pa lejen e Presidencës së përbashkët trepalëshe të Bosnjë-Hercegovinës. Pra ai ishte në cilësi personale si politikan serb i ardhur nga e ashtuquajtura “Serpska Republika”. Dy anëtarët e Presidencës së përbashkët të Bosnjë-Hercegovinës, Xhaferoviç dhe Komsiç, që përfaqësojnë popullin boshnjak dhe popullin kroat, janë kundër nismës serbe “Ballkani i hapur” dhe pa firmën e pa pëlqimin e tyre nuk mund të ketë asnjë lloj përfaqësimi zyrtar apo anëtarësimi të shtetit në atë nismë.

Kështu që pjesëmarrja e Abazoviçit dhe e Tegeltisë në Samitin e Beogradit ishte një reklamë artificiale për ta paraqitur të paqenën si të qenë. Për të mbuluar dështimin e nismës, e cila mbeti gjysmake me vetëm tre shtete nga gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor, tre krerët e shteteve anëtarë të nismës dolën me propozimin e ri që të ftojnë për anëtarësim në mikroaleancën e tyre shtete të tjerë përtej Ballkanit Perëndimor dhe përtej Gadishullit ballkanik.

Sipas deklaratave zyrtare të diplomacisë së SHBA dhe të BE nisma e “Ballkani i hapur” nuk mund të njihet dhe as të quhet e vlefshme nëse në të nuk marrin pjesë gjashtë shtetet përbërës të Ballkanit Perëndimor. Duke parë se ky është një mision i pamundur dhe për ta shpëtuar në një farë mënyre nismën serbe nga shkrirja, treshja e tre shteteve anëtarë nxitoi në 2 shtator të dilte me blofin e ri diplomatik të ftesës për anëtarësim të shteteve të tjerë jashtë Ballkanit Perëndimor.

Shpjegimi i dytë është realizimi i rolit të “Ballkanit të hapur” si nismë që devijon dhe i kundërvihet integrimit europian. Duke marrë shtysë nga strategjia antieuropiane e Rusisë dhe me mbështetjen e fortë të diplomacisë ruse, nisma serbe doli që në mbledhjen inaguruese në Novi Sad në tetor 2019 me devizën antieuropiane “të Ballkanit për ballkanasit pa tutorësinë e BE”.

Një studim i ministrisë serbe të Mbrojtjes i publikuar para pak kohësh në median zyrtare “vojnodelo.mod.gov.rs” thekson se “Rusia ka mbështetur nismën serbe të Ballkanit të hapur”.

Interesi strategjik dhe gjeopolitik i Rusisë në Ballkan është që të krijohet një pol politik lokal apo një mikroaleancë subrajonale e kontrolluar nga Serbia, që të distancohet nga integrimi i lodhshëm europian dhe të kërkojë alternativën e lehtë ruse. Në këtë kuadër duhet parë refuzimi i presidentit serb Vuçiç për të harmonizuar politikën e Jashtme serbe me atë të BE dhe kundërshtimi i tij kategorik për të mos vendosur sanksione ndaj Rusisë agresore.

Në këtë kuadër duhen parë edhe qendrimet proserbe dhe efektivisht proruse të kryeministrit të Hungarisë dhe të atij të Shqipërisë, që i kërkojnë BE të mos i bëjë presion Serbisë për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

Karakterin antieuropian të nismës serbe “Ballkani i hapur” e theksonte edhe një studim i Fondacionit amerikan “Rockfeller Brothers” i botuar në median “euractiv” në 30 gusht: “Nisma “Ballkani i hapur” mund të ndikojë negativisht në rajon. Liderët e shteteve të përfshira në “Ballkanin e hapur” duket se e mirëpresin idenë që ata nuk kanë pse mbështesin standardet europiane brenda saj”.

Duke ftuar shtete jashtëballkanike si Hungaria filoruse, “Ballkani i hapur” tenton të thellojë distancën nga BE. Madje në mesin e tre krerëve të tre shteteve pjesëmarrës të nismës serbe po pompohet idea megalomane se nisma e tyre do të bëhet qender e madhe jo rajonale, por ndërkombëtare, ku do të aspirojnë të hyjnë gjithë shtetet europiane.

Nuk është shaka! Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi në Samitin e Beogradit në 2 shtator se shtete europiane mezi po presin të bëhen anëtarë të “Ballkanit të hapur”.  Samiti dëgjoi rrëfimin e tij anekdotik se si kryeministri i një shteti anëtar të BE e kishte thirrur në telefon dhe i ishte ankuar i mërzitur pse nuk e kishin ftuar në samitin trepalësh të Beogradit. Dhe me megalomaninë tipike ballkanike kryeministri u lavdërua se tani shtetet europiane po presin ftesa nga “Ballkani i hapur” dhe këto kërkesa vijnë “nga shtete europiane nga të cilët ne kemi pritur ftesa të llojeve të ndryshme prej një kohe të gjatë”.

Hapu dhé të futem, ku katandiset diplomacia ballkanike, që dëften përrallat se anëtarët e BE, që kanë zvarritur kërkesat e integrimit për shtetet e Ballkanit Perëndimor, tani presin në radhë për të hyrë në “Ballkanin e hapur”.

Kemi një autosugjestion të habitshëm haluçinant, ku jo Ballkani do të hyjë në Europë, por BE do të hyjë në “Ballkanin e hapur”. Këto janë broçkullat e nivelit të lartë, që vijnë nga mikrosamiti i Beogradit, me kryetarë të dehur pas ahengut të verës dhe të konjakut lumë dhe betimit para flamurit të ri të përbashkët trepalësh të vëllazërim-bashkimit jugosllav.

Samiti i fundit i mikroaleancës “Ballkan i hapur” prodhoi një lëvizje të re antieuropiane dhe antiamerikane. Kundërvënia e parë antiamerikane është ndaj të dërguarit të posaçëm të SHBA për Ballkanin, Gabriel Escobar, i cili në 8 qershor 2022 i dërgoi samitit të tre krerëve të tre shteteve të “Ballkanit të hapur” në Ohër mesazhin e rëndësishëm që nisma e tyre të mbetet ekonomike dhe “ky nuk është projekt politik”.

Samiti i Beogradit doli hapur kundër qëndrimit amerikan dhe kryeministri i Shqipërisë me karshillëk deklaroi në Beograd se “nisma është shumë më tepër se politikë, po e po”.

Nuk mund të mos bëjë përshtypje befasia diplomatike e Samitit të Beogradit që, ndërsa fton për anëtarësim shtete jashtë Ballkanit Perëndimor dhe jashtë Gadishullit të Ballkanit, nuk ftohen Kroacia dhe Bullgaria, që janë dy shtete fqinjë të Serbisë dhe anëtarë të BE dhe të NATO-s.

Shpjegimi është se listat i bën Serbia dhe dy shtetet e tjerë anëtarë të nismës vetëm ngrejnë dorën. Serbia ka marrëdhënie të acaruara edhe me Kroacinë, edhe me Bullgarinë. Me Kroacinë Serbia ka rivendikime kufitare dhe territoriale dhe ditët e fundit presidenti serb Vuçiç pretendonte rivendosjen e kontrollit të Serbisë në territorin kroat, që pat pushtuar në vitet 1992-1995 ushtria agresore e Millosheviçit. Me Bullgarinë Serbia i ka acaruar marrëdhëniet, sepse Beogradi ka përkrahur qendrimet antibullgare të Shkupit me qëllimin që të ruajë dominimin e lobit serb në Shkup, i cili sipas diplomacisë serbe rrezikohet nga Bullgaria.

Çballkanizmi i “Ballkanit të hapur”, që vjen si prova e re e dështimit të kësaj nisme, tregon karakterin artificial dhe antiballkanik të nismës së presidentit serb. Është një nismë që po shkon drejt varrit dhe të cilën nuk e shpëtojnë dot salvaxhentët e shpuar diplomatikë të ftesave për anëtarësim të shteteve jashtë Ballkanit Perëndimor dhe jashtë Ballkanit.

Edhe nëse për një moment supozohet se shtetet joballkanike anëtarë apo kandidatë të BE mund të marrin në konsideratë ftesën e re, a mund të ketë naiv ose idiot, që mund të besojë se Italia apo Turqia do të lejojnë të drejtohen nga presidenti Vuçiç në politikat e tyre ballkanike?

Bretkoca ballkanike mund të ëndërrojë të bëhet ká europian, por siç ka thënë La Fonteni, ajo do të plasë nga marazi i dështimit të ëndrrës së saj.

©Shaban Murat – DITA

Previous Post

Provokon Bjellorusia/ Stërvitje ushtarake në kufi me BE-në: Do çlirojmë territore të pushtuara 

Next Post

Rritet numri i emigrantëve shqiptarë që hyjnë në Britani

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Rritet numri i emigrantëve shqiptarë që hyjnë në Britani

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.