Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës, përmes një njoftimi për media.
“Raportohet se një mashkull shqiptar derisa ishte duke lëvizur me moto kultivator nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka dalur nga rruga dhe është rrokullisur. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi si dhe dy pasagjer, viktimat meshkuj shqiptar dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor dhe nga lëndimet e marra drejtuesi ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftimin e Policisë.




















