Një adoleshente nga Elbasani ka humbur jetën dje pasi ka pirë fotoksinë në shtëpinë e saj. Sipas Policisë së këtij qarku, ngjarja është aksidentale.
Policia njoftoi se Xh.P. u gjend në shtëpi e vetëhelmuar.
Pavarësisht se u dërgua menjëherë në Spitalin Kirurgjik Elbasan, ku mori ndihmën e parë mjekësore, ajo më pas gjeti vdekjen.
Gjatë kqyrjes së kufomës, nuk u konstatuan dëmtime apo shenja dhune në trup.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për ngjarje aksidentale.















