Një nga shkrimtaret që ka inspiruar shumë breza, ka ndëruar jetë në moshën 85 vjeçare. I referohemi shkrimtares Ruth Rendell, e cila ka shkruar më shumë se 60novela.
Krijimi i saj më i njohur është Inspektori Wexford, i cili u kthye edhe në një serial të suksesshëm televiziv. Rendell, një prej autoreve më të mira kontemporane britanike, kashkruar gjithashtu edhe nën pseudonimin Barbara Vine. Ajo i solli një dimension të ri social dhe psikologjik romanit kriminalistik.
Një pjesë e punëve të saj janë përkthyer në më shumë se 20 gjuhë dhe janë përshtatur edhe për kinema dhe televizion. Ajo është autore e rreth 20 novelave, protagonistët e të cilëve janë shpesh pjesë e shoqërisë. Novela e saj e fundit, Dark Corners, pritet të publikohet në tetor.

















