Sipas policisë rasti është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë, ndërsa thotë se pritet që mjekësia ligjore të dal në vendin e ngjarjes për të dhënë më pas një raport më të detajuar.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 19, familja e ka lajëmruar ndihmën e parë ndërsa më pas ka shkuar mjeku dhe e ka konstatuar vdekjen e personit, është mashkull rreth 30-vjeçar”, tha Gashi.
Ai tregoi se Policia është në vendin e ngjarjes, ndërsa edhe mjekësia ligjore pritet të dal në vendin e ngjarjes dhe pas obduksionit Gashi thotë se mund të dalin me një raport më të detajuar.
“Për momentin për neve është vdekje e dyshimtë”, sqaroi Gashi.























